SHPALLJE  

by Admin Zvap
319 views

SHPALLJE  

 

Bazuar  në Ligjin 69/2012 datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjit Nr.7961 dt.12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar, Urdhrin te Ministrit te Arsimit dhe Sportit  me Nr.31 datë 28.01.2020 “Për Miratimin e Rregullores për Funksionimin e Institucioneve Arsimore”, udhëzimit nr.12, datë 10.06.2021 “Për procedurat e pranimit, pezullimit dhe të largimit  të mësuesit dhe të mësuesit në dispozicioni nga një vend pune, si dhe  administrimi i portalit “Mësues për Shqipërinë’”, i ndryshuar, dhe udhëzimit nr. 14, datë 10.7.2023 “Për numrin e nxënësve për klasë dhe ngarkesën mësimore të punonjësve arsimorë në institucionet e arsimit parauniversitar”,     Udhëzimi nr. 12, datë 16.6.2022, “Për ngritjen dhe funksionimin e komisionit për vlerësimin psiko-social të punonjësve arsimorë dhe punonjësve të tjerë në institucionet arsimore parauniversitare”,shpallet vend i lirë pune në profilin “Arsim fillor”, shkolla 9-vjeçare “Niko Aleksi”, Qeparo, me afat deri në 22.12.2023.

 

 

Kandidatët e interesuar të paraqesin kërkesë për punësim të shoqëruar me dokumentacionin e shkollimit, pranë Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Vlorë-Himarë, brenda datës 23.11.2023.

Related Posts