SHPALLJE

by Admin Zvap
208 views

Në mbështetje të Ligjit 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e
Shqipërisë’’, të ndryshuar, udhëzimit nr.30, datë 12.09.2018 “Për numrin e nxënësve
për klasë dhe normat e punës mësimore në institucionet arsimore’’, të ndryshuar dhe
udhëzimit nr.12, datë 10.06.2021, “Për procedurat e pranimit dhe të emërimit të
mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore dhe për administrimin e
portalit “Mësues për Shqipërinë’’ të ndryshuar, shpallet vend i lirë pune në profilin
“Matematikë”, shkolla e mesme e bashkuar “Hasan Mëhilli”, Dukat, me afat deri në
përfundim të proçedurës së konkurimit për pozicionin drejtor në këtë institucion
arsimor, branda datës 14.06.2023.

Kandidatët e interesuar të paraqesin kërkesë për punësim të shoqëruar me
dokumentacionin e shkollimit, pranë Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Vlorë-
Himarë, brenda datës 09.02.2023.

Related Posts