Në mbështetje të Ligjit 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë’’, të ndryshuar, udhëzimit nr.30, datë 12.09.2018 “Për numrin e nxënësve për klasë dhe normat e punës mësimore në institucionet arsimore’’, të ndryshuar dhe udhëzimit nr.12, datë 10.06.2021, “Për procedurat e pranimit dhe të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore dhe për administrimin e portalit ‘’Mësues për Shqipërinë’’ të ndryshuar, shpallet vend i lirë pune në specialitetin “Skenografi”, shkolla artistike “Nim Frashëri”, Vlorë, me afat deri në datën 14.06.2023.
Kandidatët e interesuar të paraqesin kërkesë për punësim të shoqëruar me dokumentacionin e shkollimit, pranë Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Vlorë-Himarë, brenda datës 13.12.2022.