Në mbështetje të ligjit nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar”, i ndryshuar, udhëzimit
nr.12, datë 10.06.2021, të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë “Për procedurat e pranimit e të
emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit
parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë”, i ndryshuar,
Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Vlorë-Himarë njofton punonjësit arsimor të interesuar
për kryerje të lëvizjes paralele, se afati i përcaktuar nga DPAP për dorëzimin e dosjeve është:
01 Qershor 2022-30 Qershor 2022.
Kandidati dorëzon me postë pranë ZVAP-it Vlorë-Himarë kërkesën të shoqëruar me
dokumentacionin e njehsuar me origjinalin (sipas shtojcës 2.1 të udhëzimit nr.12).
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë, vetëm mësuesit që ushtrojnë profesionin në
institucionet arsimore parauniversitare, brenda juridiksionit të ZVAP-it Vlorë-Himarë.