Në mbështetje të ligjit nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar”, i ndryshuar, udhëzimit nr.12, datë 10.06.2021, të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë”, i ndryshuar, shkresës nr.1304 prot, datë 08.05.2023 të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Vlorë-Himarë njofton punonjësit arsimor të interesuar për kryer lëvizje paralele para fillimit të vitit mësimor 2023-2024, se afati i përcaktuar nga DPAP për dorëzimin e dosjeve është:
01 Qershor 2023 – 30 Qershor 2023.
Kandidati dorëzon me postë pranë ZVAP-it Vlorë-Himarë kërkesën të shoqëruar me dokumentacionin e njehsuar me origjinalin (i noterizuar) sipas shtojcës 2.1 të udhëzimit nr.12, datë 10.06.2021 të ndryshuar.
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë, vetëm mësuesit që ushtrojnë profesionin në institucionet arsimore parauniversitare, brenda juridiksionit të ZVAP-it Vlorë-Himarë